Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të shpallet qytetar nderi i Tiranës.
Artan Grubi ka publikuar një fotografi me Ahmetin, dy orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit në bashkinë e Tiranës.
“Tirana sot po e nderon UÇK-në duke e shpallur Ali Ahmetin qytetar nderi”, ka shkruar ndër të tjera Grubi.
Postimi i Grubit:
Tirana sot po e nderon UÇK-në duke e shpallur Ali Ahmetin qytetar nderi. Jam shumë i lumtur për këtë çmim më se të merituar për rilindasin e fundit të kombit shqiptar në kryeqytetin e Shqipërisë.
Të fala nga ne të dy nga zemra e Tiranës, dy orë para fillimit të ceremonisë së ndarjes së çmimit në bashkinë e Tiranës.