Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Fronti Europian është fitues i zgjedhjeve! Taravari në politikë nuk ka përvojë…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisioni Debat Plus me Ermal Pandurin në Klan Macedonia tha se Fronti Europian është fitues i këtyrë zgjedhjeve nga Struga e deri në Likovë.

Ai nuk komentoi deklaratat e Arben Taravarit port ha se i njejti është mjek i mirë por politikan pa përvojë.

“Fronti Europian ka fituar nga Struga në Likovë e Kumanovë. Tanimë në shqiptar kemi pas shumë vështirësi në përparimin e të drejtave tona, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndaj etnitë e vogla e kanë parë shpëtimin tek VMRO ose LSDM, tani u aftuan tek ne sepse ne jemi të fortë, kur je i zaift askush nuk të vjen. Unë nuk kam komente për deklaratat e Taravarit, është mjek i mirë por nuk ka përvojë.”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se BDI ndër vite ka realizuar punë të mëdha për shqiptarët.

“Kemi pasur shumë punë të rëndësishme, nuk është punë e vogël të bësh tre universitete shqiptare, ka ende për të bërë. Unë politikan nuk jam, jam veprimtarë, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurent, dhe në të gjitha anketimet që janë bërë BDI-ja zgjedhjet i fitonte vetë, por neve na duheshte të kemi diferencë më të madhe, objektivat i kemi më të larta”, deklaroi Ahmeti. /TvKlan.mk