Hoxha nga Tetova: Qytetarët janë me Frontin, jo me ata që e nisën me Kurtin e përfunduan te padroni i tyre Mickoski

Fronti Europian mbajti tubimin qendror në sheshin Iliria në Tetovë me ç’rast të pranishëm janë lidertët e të gjithë partive në koalicion.

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha tha se shqiptarët dhe bashkësitë tjera shohin ardhmëri europiane, jo izolim dhe regres siç kërkon VMRO-DPMNE-ja dhe Opozita shqiptare.

“Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve, dita kur edhe në bjeshkët e sharrit me krisma u dha mesazhi i luftës se shqiptarët nuk pranojnë më pak se sa që meritojnë. Sot pas dy dekadave ne nuk lejojmë të kthehemi aty ku ishim para 20 e më tepër viteve, nuk lejojmë të fshihen të gjitha sukset e shqiptarëve në këto vite. Cdo tubim në zgjedhjet presidenciale e filluan me Albin Kurtin ndërsa kur humbën me mbi 40 mijë vota, u kthyen te Mickoski. Fronti jonë përfaqson të gjithë qytetarët e nuk përçan siç do padroni i tyre I VMRO-së. Pula mbetet pulë edhe nëse i vendos krahës e shqiponjës, ndaj të mos lejojmë që t’I priten krahës shqiponjës. Nuk duam izolim, nuk vendos për ardhëri as klithmat e Bilallit, as bretkoca e bunarit të Afrim Gashi e as të tjerëve…”, tha Hoxha. /TvKlan.mk