Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë – Guida e shëndetshme për çdo moshë

Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në kohët moderne.

Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit.

Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.

Sheqeri i përpunuar, pra ai që gjendet zakonisht në dyqan megjithëse një burim kalorish dhe sëmundjesh në shumë raste nuk mund të evitohet plotësisht.

Për këtë arsye AgroWeb.org ju tregon një guidë të thjeshtë mbi sasinë e konsumimit të sheqerit për çdo moshë.

Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit
Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme.

Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë.

Sipas American Heart Association (AHA), të cilës i referohet AgroWeb.org sasitë e sheqerit që burrat dhe gratë duhet të konsumojnë janë jo më shumë se disa lugë çaji.

Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji. Kjo masë përkthehet ne 150 kalori.

Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori çdo ditë.

Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët
Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer.

Gjithsesi sheqeri nuk duhet të kthehet në një normë as për fëmijët pasi mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.

Fëmijët e moshës 4 -6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.

Pë rata të moshës 7 – 10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.

Mbi moshën 11 vjeç ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.

A duhet të konsumojnë sheqer personat mbi peshë
Për personat që vuajnë nga sëmundje si obeziteti apo tipe të diabetit sheqeri duhet të evitohet sa më shumë.

Në të tilla raste ju mund të konsumoni sasi shumë të pakta sheqeri vetëm një ose dy herë në javë.

Gjithsesi mjekët këshillojnë që më e mira është që sheqeri të evitohet plotësisht.

Sigurohuni të merrni sasi të shëndetëshme ëmbëlsie duke e përfituar kështu sheqerin nga frutat.

Qëndrojini besnikë ushqimeve të lehta dhe sa më natyrale duke qëndruar larg ushqimeve të proçesuara dhe me shumë kalori./AgroWeb.org