Mushkolaj në Debat Plus në Klan M: U habita kur pash VLENI-i që festonte pas humbjes së zgjedhjeve

Analisti politik Imer Mushkolaj, i ftuar në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, shprehu habinë e tij për festën e VLEN-it pas humbjes së zgjedhjeve.

Ai shtoi se ende nuk është e qartë se cili ka qenë ndikimi i koalicionit të Frontit Europian në numrat e votave për deputetë dhe se si do të kishte performuar BDI-ja në mungesë të këtij koalicioni. Mushkolaj theksoi nevojën për një analizë më të thellë të rezultateve për të kuptuar dinamikat e reja politike pas zgjedhjeve.

“Mua më duket e habitshme se si mbrëmë VLENI-i festonte, si mundet një koalicion që ështën rradhit i dyti në zgjedje nga blloku shqiptar të festojë fitoren. Nuk e dim sa mund të ketë ndikuar koalicioni i Frontit në numrat e votave për deputë, pra ku do të ishte BDI-ja pa koalicionin”, tha Mushkolaj./tvklan.mk