Mbi 300 të vdekur nga përmbytja në Afganistan

PËRMBYTJE NË DISA VENDE

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Afganistan si pasojë e përmbytjeve. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në disa vende, ndërsa dëmet janë katastrofike. Ndërkaq edhe Brazili vijon të përballet me pasoja të rënda nga përmbytjet shkatrrimtare ndërsa bilanci i të vdekurëve ka arritur në 136.

Përmbytjet në Afganistan kanë rënduar bilancin e viktimave gjatë orëve të fundit. Numri i të vdekurëve ka arritur në 315 dhe mbi 1600 të tjerë janë plagosur.

 

Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (ËEFP) ka bërë të ditur se qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, me autoritetet që po përpiqen të shpëtojnë të njerëzit të cilët kanë mbetur në bllokuar. Mijëra shtëpi në provincën Baghlan që është edhe më e goditura janë shkatërruar.

Agjencia e OKB-së tha se po shpërndante ushqime për të mbijetuarit e një prej përmbytjeve më shkatrrimtare që kanë goditur vendin gjatë javëve të fundit. Përveç Baghlanit, provincat e Badakhshan në verilindje, Ghor qendrore dhe Herat perëndimor gjithashtu janë prekur rëndë dhe shkatërrimi ka rezultuar në humbje të konsiderueshme financiare.

Forcat ajrore kanë filluar evakuimin e njerëzve dhe kanë zhvendosur më shumë se 100 persona të plagosur në spitalet ushtarake,ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat [të prekura. Që nga mesi i prillit , përmbytjet kanë vrarë qindra njerëz në 10 provinca të Afganistanit. Tokat bujqësore janë zhytur nën ujë në një vend ku 80 për qind e më shumë se 40 milionë njerëzve varen nga bujqësia për të mbijetuar.

Ndërkaq edhe Brazili vijon të përballet me pasoja të rënda nga përmbytjet shkatrrimtare që kanë vijuar për disa ditë me rradhë. Bilanci i të vdekurëve ka arritur në 136, dhe shpresa për të gjetur të zhdukurit janë zbehur.

Stuhitë dhe përmbytjet që goditën shtetin më jugor të vendit të Amerikës së Jugut kanë zhvendosur rreth 537,000 njerëz nga të cilët mbi 70,000 janë strehuar në palestra, shkolla dhe vende të tjera të përkohshme. Moti në të gjithë Amerikën e Jugut po ndikohet nga fenomeni klimatik El Niño, që po ngroh ujërat në Paqësorin ekuatorial. Në Brazil, El Niño historikisht ka shkaktuar thatësira në veri dhe reshje intensive në jug, dhe këtë vit efektet kanë qenë të rënda.