Grubi: Qytetarët duan Maqedoni të veriut në Europë dhe me standarde europiane

Me ftesë të delegacionit të BE-së, zëvendëskryeminisfri Artan Grubi ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Europës.

Grubi ka thënë se rruga e vendit drejtë BE dhe miqësisë së përhershme strategjike me SHBA nuk guxon të ndërprehet

STATUSI I PLOTË:

Sonte, me ftesë të delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, mora pjesë në shënimin e Ditës së Europës, ku kisha rastin të bashkëbisedoj me shumë ambasadorë dhe miq të Europës.

Rruga jonë drejt Bashkimit Europian 🇪🇺 dhe miqësisë së përhershme strategjike me 🇺🇸 nuk guxon të ndërprehet, por duhet të plotësohet dhe realizohet në tërësi pa asnjë vonesë.

Qytetarët duan Maqedoni të veriut në Europë dhe me standarde europiane.