Bela: VLEN-i ka vetëm një histori premtimesh të papërmbushura dhe fitore të vetëshpallur, por ka ilaç edhe për këtë lloj të politikanëve
Në një postim në rrjetet sociale, analisti politik Valon Bela ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj politikanëve opozitarë që, sipas tij, kanë dështuar të përmbushin premtimet e tyre. Bela theksoi se VLEN-i ka dhënë deklarata të pabaza, të cilat janë në kundërshtim me rezultatet e zgjedhjeve, duke i quajtur ata gënjeshtarë për mosdeponimin e dorëheqjeve të premtuara dhe për pretendimet e tyre të fitores pavarësisht humbjes.
Sipas Belës, VLEN-i ka premtuar ndryshim, por ndryshimi i vetëm që kanë sjellë është mbivotimi i votave. Ai thekson se historia ofron shembuj të shumtë të situatave të ngjashme dhe sugjeron se ka mënyra për të trajtuar këtë lloj sjelljeje politike.
Statusi i plotë:
Dolën e thanë hajdeni në zgjedhje, humbën.
Thanë nëse veç edhe 1 votë e marrin më pak japin dorëheqje, gënjyen.
Thanë do ti deponojmë doërheqjet në noter, gënjyen.
Thanë do të fitojnë dyfish më shumë, gënjyen.
Ata humbën por po thonë fituam.
Premtuan ndryshim por ndryshimin e vetëm që e sollën ishte mbivotimi i shqiptarëve siç u tregua në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Ka ilaç edhe për këtë lloj të politikanëve sepse historia është me përplot shembuj të situatave të këtilla
https://www.facebook.com/valon.bela.5/posts/10228350612283626?ref=embed_post