Gaza: 83 të vrarë brenda 24 orëve

Të paktën 35 mijë e 386 palestinezë janë vrarë dhe 79 mijë e 366 të tjerë janë plagosur, që nga 7 tetori i 2023-tës.

Kështu tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Ajo tha gjithashtu se si pasojë e sulmeve izraelite 83 persona u vranë dhe 105 u plagosën në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh.