Vriten 3 turistë spanjollë në Afganistan

Tre turistë spanjollë dhe një qytetar afgan u vranë në një sulm me armë në Afganistan, në provincën Bamiyan.

Katër persona të dyshuar u arrestuan. Autoritetet spanjolle janë vënë menjëherë në lëvizje, përmes zyrës konsullore që u mobilizua.

Edhe Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez reagoi duke u shprehur i tronditur për vrasjen e turistëve spanjollë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme talebane tha se 4 shtetas të tjerë të huaj dhe 3 afganë kishin mbetur të plagosur nga sulmi.

Nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndodhur. Por autoritetet talebane të Afganistanit e kanë dënuar këtë sulm dhe u zotuan për të kapur fajtorët.

Sipas mediave të huaja, dyshohet se përgjegjësia e sulmit mund të jetë e një dege të ISIS në Afganistan, rivalët e talebanëve.

/tvklan.al