Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ficos

Gjendja e kryeministrit sllovak Robert Fico po përmirësohet. Këtë e konfirmon stafi mjekësor i cili po mbikqyr kryeministrin i cili mori plagë të rënda për shkak të 4 plumbave gjatë një atentati që ju bë javën e kaluar.

“Ai po përmirësohet , po komunikon dhe shenjat e tij inflamatore po pakësohen gradualisht. Kryeministri mbetet në kujdesin tonë”, thuhet në në një deklaratë të lëshuar nga spitali.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të dielën se ishte ngritur një ekip hetimor, i cili do të shqyrtonte nëse i dyshuari kishte vepruar i vetëm siç besohej fillimisht.

Një shenjë e cila ka lënë të kuptohet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë atentat kanë qenë komunikimet në internet të të dyshuarit të cilat janë fshirë dy orë pas atentatit.

Ministri i Brendshëm u shpreh se i dyshuari ishte i zemëruar nga politika e qeverisë ndaj Ukrainës.
Qeveria e Fitzo-s i dha fund mbështetjes zyrtare ushtarake për Ukrainën dhe ndoqi një linjë më pro-ruse në konflikt.