E bujshme/ Toni Kroos lë Real Madrid dhe “var këpucët në gozhdë” pas Euro 2024

Me sa duket epoka e tij mbaroi, Toni Kroos do të pensionohet nga futbolli. Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi spanjoll dhe lojtari, ku aventura e tij si lojtar përfundon pas kampionatit europian.

Kroos edhe më parë ka theksuar se do dëshironte ta mbyllte karrierën me Real Madrid dhe pikërisht kështu ndodhi.

Kështu, Reali përshëndet një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e saj teksa gjermani ishte pjesë e “Los Blancos” për 10 sezone ku fitoi të gjithë titujt më të rëndësishëm, në total 22 tituj në 463 ndeshje me spanjollët./