Martohet vajza e Eminem, pamje nga ceremonia

Hailie Jade, vajza e Eminemit dhe ish-it të tij Kim Scott-it, u martua me Evan McClintock-un në një ceremoni intime të rrethuar nga të dashurit e tyre, përfshirë edhe babin e Hailie, Eminemin.

Në një ceremoni private të zhvilluar mes familjarëve dhe miqve, Haile Jade u martua me Evan McClintock, me të cilin kishte për më shumë se një vit që ishte e fejuar.

Hailie ndau gëzimin e saj në Instagram, duke postuar një sërë fotosh nga festa.

“Kaq shumë lotë të lumtur u derdhën, të qeshura dhe buzëqeshje u ndjenë dhe u ndje kaq shumë dashuri. Evan dhe unë ndihemi shumë mirënjohës për të gjithë familjen dhe miqtë që udhëtuan për të na mbështetur dhe për të qenë pjesë e këtij kapitulli të ri të jetët tona si burrë e grua”.