Aliti në Klan M: Rivotimi i sotëm një tendencë për falsifikim të vullnetit të popullit nga VMRO-VLEN dhe LSDM

Në emisionin Klan Debat Special në Klan Macedonia analistët diskutuan për rivotimin e sotëm në zonën 5 dhe 6, në disa vendvotime.

Analisti Faton Aliti tha se ky rivotim është në favor të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it.

“Ky rivotim ëhstë në favor të VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it është në difavor të Frontit Europian sepse tentohet t’I merren 1 deri në 2 mandate dhe të mos ngelet Forca e dytë politike në vend. Në këtë pikë mendoj që qytetarët janë të prirur të votojnë për ata që mendohet të jenë në qeveri, përfshirë këtu edhe KSHZ-në apo gjykatës së refuzuan ankesat e Frontit. VLEN mund të thirret në legjilitetet me bazë të asaj se kanë vota shqiptare mirëpo nuk është e vërtetë. Legjitimitetin e ka Fronti Europian dhe dihet kjo sepse flasin numrat, edhe në Front edhe në VLEN ka vota jo-shqiptare sepse kanë votuar për ata dhe etnitë e tjera”, tha Aliti.

Ai shtoi se me argumentet e vonuara që jep VLEN-I për këto ankesa, po falsifikohet vullneti i popullit.

“Nëse VLEN-I do të jetë ndryshimi, nuk e di pse i referohet manipulimeve që ka bërë BDI-ja dikur. Janë futur në një binarë që realisht po përsëritet e njejta histori. Më këto argimente më të cilët janë ankuar VLEN-i bëhët me tendencë për të falsifiku vullnetin e popullit”, tha Aliti. /TvKlan.mk