Policia e Kosovës konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe, dyshohet se janë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362 monedha dyshe, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Vlera e tyre arrin gati në 5 mijë euro. Derisa, rasti është nën hetime.

“Kam Marketi, Lipjan  Data dhe koha e incidentit e panjohur. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar 2362 monedha në vlerë nga 2 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Paratë janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës.