Gasperini “i uritur”, trajneri i Atalanta: Dua Real Madrid në finalen e Superkupës së Europës

“Në finalen e Champions League ne mbështesim Real Madrid”. Kështu shprehet Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës për ndeshjen mes spanjollëve të Ancelotit dhe Dortmund.

“Nuk kemi asgjë kundër Borussia-s, me të cilën jemi përballur edhe vite më parë në Europa League, por finalen e Superkupës së Europës në Varshavë më 14 gushti me Real Madrid do të ishte më prestigjiozi i mundshëm”.

Me një sy në Superkupën e Europës, Gasperini praktikisht i ka shlyer rezervat për të ardhmen e tij, e cila, pavarësisht miqësive të shumta, do të vazhdojë të jetë në Atalanta.

“Me fitoren në Europë kam marrë oferta edhe nga jashtë, por jo, nuk ka më kohë. Edhe tani kam pasur një ofertë të bukur nga Premier League, diçka e fundit, por Italia më pëlqen shumë”./ h.ll/abcnews.al