Hoxha: Bashkë do ta mbrojmë legjitimitetin, Marrëveshja e Ohrit është garancë për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha në takimin e Frontit Europian në Tetovë ta se do të qëndrojnë të bashkuar për të mbrojtur legjitimitetin e popullit, sepse Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE dhe se Marrëveshja e Ohrit është garancë stabiliteti për Maqedoninë e Veriut.

“Deri sa të tjerët tentojnë të sprovojnë Frontin Euripian, unë ju them se në këtë moment po sprovohet shteti dhe ardhmëria. Në vitin 2001 është përmbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe çdo veprim jashta asaj marrëveshje prish stabilitetin dhe politikën në vend. Prandaj jap zotimin tim që si PDE qëndrojmë prapa mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe legjitimitetit”, tha Hoxha. /TvKlan.mk