Musliu pyet Taravarin: Kush e përcakton fituesin tek shqiptarët, vetë shqiptarët ose VMRO-ja?

Analisti Albert Musliu në Klan M në emisionin Klan Debat pyeti Arben Taravarin nga VLEN se kush e përcakton fituesin tek shqiptarët, shqiptarët ose VMRO-DPMNE?

Taravari tha se fituesin e zgjedhin qytetari dhe se sipas tij VLEN kanë legjitimitetin.

“Qytetari e përcakton fituesin. Në Maqedoni ka 210 mijë votues aktiv, prej tyre VLEN ka 107 mijë vota, ndaj kjo më jep kredibilitet. BDI i ka fituar zgjedhjet sepse vetë i ka organizuar zgjedhjet, për herë të parë do të garojnë në zgjedhje lokale si opozitë dhe do të shohim se si do të ia dalin. Parlamenti dydhomësh e idetë e tjera janë deklarata të Ali Ahmetit por pse nuk u bë që 22 vite në pushtet? Cdo veprim i Frontit Europian do të ketë edhe një reagim nga ana jonë. Një herë e cuam Gruevskin në opozitë, tashmë e cuam edhe Ali Ahmetin”, tha Taravari. /TvKlan.mk