Bela: Fronti European është bartës i legjitimitetin të shqiptarëve, këtë e dëshmoi themelimi i komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike

Në një zhvillim të fundit politik në Maqedoninë e Veriut, analisti politik Valon Bela ka përshëndetur themelimin e komisioni tparlamentar për marrëdhënie ndëretnike, i cili u formua nga Frontit Evropian në këmbim të mbështetjes që kërkonte VMRO-DPMNE për votim të Ligjit për Qeverinë.

Në një deklaratë në Facebook, Bela theksoi se ky veprim konfirmon se Fronti Evropian mbart legjitimitetin e shqiptarëve në vend të VLEN-it. Ai shtoi se krijimi i komisionit është një goditje për VMRO-DPMNE, duke i detyruar ata të zbusin qëndrimin e tyre politik ndaj përfaqësuesve të Frontit Evropian.

Bela vlerësoi aftësinë e Frontit Evropian për të konvertuar mbështetjen parlamentare në veprime konkrete, duke e cilësuar atë si një dëshmi e përvojës dhe diturisë së tyre në mbrojtjen e interesave shqiptare dhe të komuniteteve më të vogla. Ai përfundoi me një mesazh inkurajues, duke i uruar suksese të mëtejshme Frontit Evropian në rrugëtimin e tyre politik.

Statusi i plotë

Kur loja bëhet e fortë, të fortët e nisin lojën!

Duhet përshëndetur themelimi i komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike si kërkesë e Frontit Evropian në këmbim të mbështetjes që kërkonte VMRO-DPMNE për votim të Ligjit për Qeverinë. Me këtë u dëshmua edhe njëherë (madje nga VMRO) se bartëse e legjitmitetit të shqiptarëve është Fronti Evropian dhe jo VLEN. Krijimi i këtij komisioni është një shuplakë edhe ndaj VMRO-së që të zbut diskursin politik ndaj përfaqësuesve të Frontit Evropian të cilët në mënyre maestrale e konvertuan mbështetjen parlamentare me komisionin ad hoc. Kjo dëshmon se Fronti Evropian e ka përvojën dhe diturinë për situata të këtilla ku mbrojtja e interesit shqiptar (pse jo edhe ai i komuniteteve më të vogla) është thelbësore dhe motiv për veprim tutje.
Ju lumtë 👏👏👏 /Indeks.mk