Spahiu: BDI-ja e tregoi se luftën për legjitimitet nuk e bën për pushtet, s’VLEN në dëshprim!

Duke u nisur nga ndodhitë e djeshme në Kuvendin e RMV-së dhe kërkesës së formalizuar të BDI-së nga ana e VMRO-së dhe krijimit të komisionit parlamentar për marrëdhënie ndëretnike, ka reaguar Artin Spahiu.

Sipas tij, VLEN-istët e pa legjitimuar e luajnë rolin e shërbetorit dhe vasalit ndaj VMRO-së, kurse ata që kanë legjitimitetin e popullit në këtë rast sipas Spahiut, Fronti Europian tregojnë përmes zbatimit të politikave.

Situatën e mbrëmshme Spahiu e krahason me vitin 2006-2008, kur PDSH pa legjitimitet u bë vegël e VMRO-së në pushtet.

Spahiu thotë se Fronti Europian, respektivisht BDI-ja, tregoi se luftën për legjitimitet nuk e bën për pushtet, por si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, luftën e bën për të qenë faktor dhe aktor në ndërtimin e politikave shtetërore!.

Statusi i plotë:

Dikush pa legjitimitet e luan rolin e shërbetorit dhe vasalit, e ata që kanë legjitimitetin atë e tregojnë përmes zbatimit të politikave.
E njëjtë si në 2006-2008, kur PDSH pa legjitimitet u bë vegël e VMRO-së në pushtet, ndërsa BDI-ja me legjitimitet negoconte për politikat shtetërore dhe demokracinë konsesuale, me çka u arrit edhe marrëveshja e 29 majit të 2007–s.
BDI edhe njëherë tregoi se luftën për legjitimitet nuk e bën për pushtet, por si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, luftën e bën për të qenë faktor dhe aktor në ndërtimin e politikave shtetërore!
(s)’VLEN në dëshpërim 😔