Zekolli pyet VLEN-in: Ç’ka ndodhi me luftën kundër kazinove dhe bixhozit?!

Duke u ndërlidhur me premtimet para zgjedhore të VLEN-it, për mbylljen e tërësishme të kazinove, analisti Arsim Zekolli ka parashtruar një pyetje për krerët e këtij koalicioni.

Ai ka zbuluar gjithashtu se kompania austriake e lojrave të fatit Novamatic është sponsor kryesor i klibit famkeq, Vardarit, tifozët e të cilëve rrahën e i gjakosën të rinjtë shqiptar.

“Ç’ka ndodhi me luften kunder kazinove dhe bixhozit?! Kompania Austriake Novomatic sponzor gjeneral i klubit Vardar”, ka shkruar Zekolli.