Foto/ Pas Stoilkoviçit, edhe dy serb marrin poste të rëndësishme në Qeverinë VLEN-VMRO

Emrimi i sërbëve në pozitat e larta shtetrore, udhëheqëse është kthyer në praktikë pas formimit të Qeverisë, VLEN-VMRO-ZNAM.

Me tu formuar Qeveria, Mickoski emroi Ivan Stoilkoviçin në pozitën e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit për Marrëdhënije në mes Bashkësive, ministri kjo që udhëheq me Marrëveshjen e Ohrit.

Por Stoilkoviç nuk është i vetmi.

Qeverisë së re i janë shtuar edhe dy serb, janë Miroslav Labudoviq dhe Radoslav Nastasijeviq Varxhiski që do të bëhen zëvendësministra.

Dy emrat e lartë-përmendur janë kuadro të Lëvizjes “ZNAM” të udhëhequr nga Maksim Dimitrievski.

Në njoftimin për media nga “ZNAM” thonë se
Miroslav Labudoviq do ta marrë pozitën e zv. Ministrit për Energjetikë dhe Minerale.

Gjithashtu thonë se Radoslav Nastasijeviq Varxhiski do të emërohet zv. Ministër i Digjitalizimit dhe Transformimit.

Kujtojmë, dy ministritë e lartë përmendura janë ministri të sapo formuara, ata kanë “lindur” me formimin e Qeverisë së re dhe janë ndarë njêra nga Ministria e Ekonomisë kurse tjetra nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë informatike.

Që të dy ministritë janë dikastere të rëndësishme kurse udhëhiqen nga kuadrot e VMRO-sē dhe asnjë shqiptar nuk ka në pozita udhëheqëse në këto ministri.