Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dënuar në formën më të ashpër të mundëshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit Donald Trump.
Thotë se qëndrojnë pranë familjes s ëish presidentit dhe popullit amerikan.
Shton se dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme!
Reagimi i plotë:
E dënoj në formën më të ashpër të mundshme tentativën për atentat ndaj ish Presidentit Donald Tramp.
Jemi pranë familjes së Presidentit Tramp dhe popullit amerikan.
Dhuna, e çdo natyre dhe forme, është e papranueshme!
Çdo zhvillim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndjejmë dhe e përjetojmë bashkë sepse populli amerikan për kombin tonë është mbështetësi më i madh dhe simbol i lirisë, demokracisë, pavarësisë dhe barazisë.
Ngushëllime familjes së viktimës dhe popullit amerikan, e shërim sa më të shpejtë të lënduarve.