Ali Ahmeti jep lajmin: Angazhuam Paul Williams, autorin e Marrëveshjes së Ohrit, për të hartuar platformën e legjitimitetit

Në mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, tha se Marrëveshja e Ohrit nuk është leyuar fare nga partia e parë maqedonase, dhe keqpërdoret dhe lexohet sipas dëshirave të tyre. Ai theksoi se kjo marrëveshje ka një funksion të lartë që është lufta kundër majorizimin.

Gjithastu Ahmeti bëri të ditur se janë takuar me hartuesin e Marrëveshjes së Ohrit, duke qngazhuar ekipet e tyre për të punuat për një ligj mbi ndryshimin që duhet të ndodhë në vend për tu mbrojtë edhe në rrugë ligjore sepse, sepse legjitimiteti sanksionohet në marveshje.

“Partia e parë maqedone, nuk e ka lexuar ose ka lexuar sipas dëshirave Marveshjen e Ohrit, ajo nuk lexohet sipas dëshirave, ajo ka luftuar dhe lufton majorizimin, promovon politikat e drejta mbi avancimin e komuniteteve të cilat ishin të majorizuara dhe margjinalizuara ku udhëheqësin ua zgjidhnin të tjerët. Nuk e kontestojmë legjitimitetin e VMRO-së, por kjo qeveri nuk ka legjitimitet etnik. Është e destinuar të dështojë në realizim të programeve që kanë shpallur ata. Të shpallësh paknaqësi me komunitetin shqiptar nuk është kollaj, është komunitet që nuk I është dorëzuar as federatës jugosllave e jo më një grusht shtetit të vogël. Kemi obligim të ruajmë marëdhënijet në mes komuniteteve. Ruajtja e mardhënijeve dmth përparim I shtetit për të gjithë ne.
Postulat I samitit të NATO-s ishte se bota po përballet me mjedisin më të rezikshëm në fushën e sigurisë që nga lufta e ftohtë. Duhet ta kenë në dijeni politikanët dhe sahanlëpirësit sepse ata nuk dijnë as nuk kanë ide se si punohet jo vetëm për avancim të stabilitetit në vendin tonë, por edhe në rajon e evropë sepse edhe Evropa është e rezikuar nga ajo pjesë që ka bërë okupim klasik të Ukrainës dhe po përgatitet për okupime të reja drejtë kufijve të EU, drejt shteteve balltike.
Këta që kanë pranuar të jenë të nënshtruar dhe të nënshtruar me bindje dhe lajmeve që do të nxjerin ndonjë përfitim. Nuk u bën mirë kjo sepse gjërat mbeten të shkruara dhe historia gjërat e këqia I ka mbajt mend dhe ka shënuar. Nuk bën që kanë bërë ket hap dhe që thiren se kanë mbështetjen e shqiptarëve.
Cka duhet të bëjmë, para nesh kemi situate tepër të rëndësishme që ne me kujdes jemi duke përpunuar dhe realizuar. Kemi bërë takim me hartuesin e Marrëvedhjes së Ohrit, ekipet tona janë duke punuar që ne të paraqesim një ligj mbi ndryshimin që duhet të ndodhë në vend për tu mbrojtë edhe në rrugë ligjore sepse nuk dijnë ta lexojnë Marrëveshjen e Ohrit sepse legjitimiteti sanksionohet në marveshje. Ky ndryshim, ligj është për ata që nuk dijnë të lexojnë dhe sdijnë shqip është duke u përpunuar dhe do nxjeret në diskutim që nga këshillat vendor dhe gjithandej në BDI” tha Ahmeti. /indeks.mk/