Shkruan: Rami Mislimi
Pas një pauze apo pushimi sot jam rikthy në punē dhe po shoh:
Bilall Kasamin, që ditëve të fundit nuk duket mirë, shfaqet shumë i mërzitur, i dëshpruar, i tensionuar dhe i frikësuar.
I mërzitur nga shkaku se në partinë e tij vlon për postet e drejtorëve dhe ditë më parë janë rrahur sepse ka marrë shumë pak drejtori e ka premtuar shumë.
I dëshpruar sepse i thonë Afrim Gashi ka pak vota, ndërsa ka marrë drejtori më tmira dhe ministri më shumë se BESA.
I tensionuar se mund të coptohet L.BESA përshkak se ka shumë kërkesa për drejtora e VLEN-i nuk i ka dhënë shumë.
Dhe i frikësuar se kryeministri Mickovski mund ta largoje nga qeveria “shumë afër janë ditët” pasi kryetar i VLEN-it mund të bëhet Izet Mexhiti ose Arben Taravari.
Këto gjëra i ka nuhatur Bilall Kasami andaj nuk duket mirë. Mos të harrojmë se edhe Adnan Azizi është heshtur po sheh rrezik në koalicionin VLEN.
Diçka po i punohet Bilall Kasamit 😉