Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti në “Daily Click” tha se nuk sheh diçka të rrezikshme në idenë për aprovim të modelit belg ose irlandez në ndarje të rajoneve në Maqedoninë e Veriut.
“Unë e konsideroj shumë demokratike, shumë fisnike. Jo unë personalisht, por gjithë grupi parlamentar, gjithë Fronti Europian, që të rregullohet kjo çështje, që edhe shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e vetë, ashtu siç është e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Bexheti.
Bexheti thotë se me angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë, BDI po kërkon zgjidhje për çështjen e legjitimitetit.
“Qenka e rrezikshme të kërkohet të mbrohet vota e përfaqësuesit, gjegjësisht aty ku e merr legjitimitetin. Është shumë demokratike. Me të gjitha standardet demokratike është në nivelin e duhur, pasi që kërkon një rregullim të ri. Fundja e fundit, edhe të kërkosh rregullim të ri kushtetues, nuk është diçka e rrezikshme”, tha mes tjerash Bexheti.