Portali informativ indeks.mk ka zbuluar fotografinë e viktimës R.K (35) që mbeti i vrarë në fshatin Debresh të Gostivarit para shtëpisë së tij.
Dy të dyshuar dyshohet se kanë qëlluar me armë automatike dhe policia ka ndaluar njërin nga të dyshuarit.
Sipas informacioneve të zëdhënësit të SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, rreth orës 17:15 në SPB Tetovë është raportuar se është gjuajtur me armë automatike në drejtim të R.K (35) nga fshati Debreshe.
– Si autorë të dyshuar të krimit, vëllezërit J.V. dhe B.V. nga i njëjti fshat. Në momentin e ekzekutimit ata ndodheshin në automjetin e pasagjerëve “Volvo” me targa zvicerane. Njëri prej tyre, B.V. është i ndaluar. Arma me të cilin është kryer krimi është marrë.Po vijojnë masat dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Debreshi është një nga fshatrat më të populluar në komunën e Gostivarilt.