Drejtori Tolaj zbulon të vërtetën rreth ansamblit shqiptar: Punonjësit kanë qenë të informuar

Drejtori i Ansamblit Shtetërorë i Këngëve dhe Valleve Shqipe në RMV, Shkodran Tolaj, ka zbuluar të vërtetën lidhur me dyshimet e ngritura në rrjete sociale lidhur me fatin e punknjësve të këtij ansambli.

Drejtori Tolaj thotë se kupton plotësisht shqetësimin e ish të punësuarve të Ansamblit shqiptar të cilët kanë dhënë kontribut pesë vjeçar në institucion, por thotë se të njejtët kanë qenë të mirëinformuar nga instancat më të larta të Ministrisë së Kulturës dhe tash tentojnë që të hedhin fajin në institucion duke bërë fajtor kujdestar drejtuesin e tij.

Sipas Tolajt, punonjësit kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të rihynë në audicion për tu ripunësuar në institucion ku të drejtë konkurimi ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që mendon se plotëson kushtet!

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik dhe të gjitha mediumet në vend!

Të dashur artdashës!
Të nderuar mbështetës të Ansamblit Nacional shqiptar!
Të dashur artistë!
Të respektuara mediume!

Po iu drejtohemi me këtë sqarim publik për t’iu informuar drejtë mbi një çështje të ngritur në rrjetet sociale, pas pjesëmarrjes së Ansamblit shqiptar me rastin e Ditës së Ilindenit, 2 gushtit me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!
E kuptojmë shqetësimin e ish të punësuarve të Ansamblit shqiptar të cilët kanë dhënë kontribut pesë vjeçar në institucion, por nuk e kuptojmë kur të njejtët të mirëinformuar nga instancat më të larta të Ministrisë së Kulturës, tentojnë që të hedhin fajin në institucion duke bërë fajtor kujdestar drejtuesin e tij, i cili nuk i bën dhe cakton ligjet por është i obliguar që ti respektojë ato!
Që të mos krijohet huti dhe mjegull në opinion për pikë politike ditore sqarojmë se: të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare ( nga 10.07.2019-10.07.2024 në kohën e ish drejtorit- ushtrues detyre Jeton Pustina)
Punonjësit kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të rihynë në audicion për tu ripunësuar në institucion ku të drejtë konkurimi ka çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut që mendon se plotëson kushtet!
Pëlqimi për punësime është marrë për vitin 2024 por konkursi nuk ka mundur të zhvillohet në fillim të vitit për shkak të afateve kohore të zgjedhjeve!
Pas krijimit të Qeverisë, është përgatitur konkursi por me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punsime në të gjitha institucionet shtetërore! Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punsim në ansambël pa marrë ripëlqim nga Ministria e Financave!
Kërkesa për të rimarrë pëlqim është bërë një muaj më parë, është kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Kulturës për këtë problematikë në rrugë zyrtare nga ana e drejtorit të ansamblit, por derimë tani ska përgjigje andaj përgjegjësia mbetet tek Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Kjo është e vërteta rreth kësaj problematike andaj shpresojmë të zgjidhet sa më parë! Mbetemi të përkushtuar që të jemi pjesë e çdo aktiviteti që kërkohet nga ne, sikurse ky i 2 gushtit nga Qeveria por dhe në
hapjen sa më të shpejtë të konkursit në Ansamblin Nacional shqiptar që puna të vazhdojë me të njejtin intensitet dhe sukses si derimë sot!

Me respekt!
IN Ansambli i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV!