Reagim nga Luljeta Kiki – Motër kryesore në Repartin e Operatives, Gjinekologjia Çair
Në një ceremoni ku u promovua donacioni prej 1 milion eurosh nga Ecolog, ish-drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Ilir Demiri, citoi një hadith kuranor duke thënë: “Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për të tjerët.” Ky citim u bë për të lavdëruar kontributin e kompanisë, por situata mori një kthesë kur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pa të buzëqeshte me një ironi të dukshme. Ndërsa Demiri përpiqej të paraqiste projektin si një akt të madh bamirësie dhe përkushtimi, buzëqeshja e Taravarit ngjalli dyshime për sinqeritetin e fjalëve dhe qëllimeve pas tyre.
Ky moment nxjerr në pah një realitet të hidhur për shqiptarët: shpesh, fjalët e bukura dhe citatet e shenjta përdoren për të mbuluar interesat personale dhe mungesën e veprave konkrete. Në vend që të merren me premtime boshe dhe fjalë të mëdha, qytetarët duhet të fokusohen në realitetin e përditshëm, siç është gjendja në spitalin e gjinekologjisë në Çair. Ky spital përfaqëson një sfidë të vërtetë dhe urgjente për shëndetin publik, larg nga retorika politike dhe ceremonitë e bujshme. Shqiptarët janë të ftuar të shohin nga afër këtë situatë për të kuptuar kush ka qene i interesuar për të mirën e spitalit gjinekologjike dhe kush është i fokusuar vetëm në interesat personale.