Shkruan: Lirim Dullovi
Paralajmerimi per shfuqizimin e Ligjit per perdorimin e gjuhes shqipe nga ana e kryetarit te Gjykates kushtetuese, Darko Kostadinovski eshte nje kercenim serioz mbi ardhmerine e ketij vendi. Aktualizimi i kesaj teme tani, pas provokimeve te vazhdueshme keto dy muajt e fundit kunder flamurit shqiptar, balancuesit, korridorit 8, rruges famoze Shkup-Bllace, shprehe qarte percaktimin politik per destabilizimin e shtetit dhe rajonit.
Kush mund te jete i interesuar qe nje vend anetar i NATO-s te perfshihet nga nje krize nderetnike, nuk do shume mend per t’u pergjigjur. Keto skenare shkojne vetem ne konton e Rusise, e cila po mundohet t’i hape telashe Perendimit ne Ballkan.
Padyshim, per mua mbetet enigme perkrahja e ketyre politikave ne Maqedoni nga kryeministri i Kosoves, Albin Kurti! me habite edhe heshtja e Tiranes zyrtare, por sidomos shqetesuese eshte heshtja e faktorit nderkombetar. Ata nuk e perkrahen hyrjen e Frontit Evropian ne Qeveri, mirepo kishin lene te kuptohet se nuk do te lejojne “prekjen” e Marreveshjes se Ohrit.
Mirepo, per fat te keq, te gjitha veprimet e deritashme jane pikerisht hakmarrje ndaj MO-se.
Shfuqizimi i te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, dhe kthimi i statusit politik te tyre ne ate te vitit 1991, eshte provokimi me i drejtperdrejte per destabilizimin e vendit.
Eshte koha e fundit dashamiret e ketij shteti, qofshin te vendit apo te huaj, te reagojne per te parandaluar kete skenar qe mund te sjelle vetem vuajtje. Nje “loje” e ngjajshme kur politika fshihej pas Gjykates Kushtetuese eshte zhvilluar me 9 korrik 1997 ne Gostivar.
Skenari eshte plotesisht i njejte.