Ratkoceri: E tmerrshme se si “VLEN” dhe mediat afër tyre po përgatiten për të arsyetuar anulimin e neneve kryesore të Ligjit për Gjuhën Shqipe

Gazetari dhe komentuesi i ngjarjeve politike në vendin tonë, Arben Ratkoceri përmes një statusi ka adresuar kritika të ashpra ndaj VLEN-it, koalicion ky që është në pushtet si partner i VMRO-së dhe Znam-it.

Ratkoceri “sulmin” ndaj VLEN e ka bërë për shkak se siç thotë ai, është e tmerrshme se si mediat e afërta me këtë koalicion po përgatiten për të prodhuar argumente për anulimin e neneve kryesore të Ligjit që rregullom përdorimin e gjuhës shqipe, respektivisht qëllimin për barazimin e saj me përdorimin e gjuhës turke apo asaj rome në komunat ku këta janë shumicë.

“Njëjtë si me “Balancerin” që rregullonte punësimin e shqiptarëve, e të cilin si kërkesë të VMRO-së, e hoqën edhe pushtetarët shqiptarë duke akuzuar ata që e kishin sjell!”, ka shkruar fillmishit Ratkoceri.

Ka thënë se në vend që të rrisin punësimet e shqiptarëve dhe të avancojnë shqipen aq sa është, p.sh gjuha serbe në Kosovë, VLEN sulmon edhe kërcënon ata që sollën këtë ligj dhe të tjerët që janë në mbrojtje të shqipes.

“Bashkë me VMRO-në paralajmërojn spektakle arrestimesh në emër të luftës kundër korrupsionit dhe destabilizimit të vendit nga ana e shqiptarëve”, ka potencuar në shkrimin e tij Ratkoceri.
Mes rreshtash ka thënë se vetëm Lëvizja BESA duket se (së paku në bazë të deklarimeve) nuk do ta pranojë lehtë degradimin e shqipes përmes instrumentalizimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilën sipas Ratkocerit e kanë në kontroll të plot pushteratët aktual njëjtë si ata paraprak.

“Jorastësisht mu tani e jo më herët kjo gjykatë paralajmëroi që do të veprojë kundër shqipes!”, përfundoi Ratkoceri.