Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep dorëheqjen

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka dhënë dorëheqjen, sipas kryetarit të parlamentit të vendit. Kërkesa e dorëheqjes do të diskutohej nga politikanët së shpejti, pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ndryshimet në qeveri po ndërmerren për të forcuar vendin.

Disa ministra të tjerë të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen si pjesë e një riorganizimi të pritshëm.

Kuleba kishte shërbyer më parë edhe si përfaqësues i përhershëm i Ukrainës në Këshillin e Europës përgjatë viteve 2016 -2019.

Në mesin e 7 zyrtarëve të lartë që kanë dhënë dorëheqjen e tyre përgjatë kësaj jave ishin edhe Ministri I Drejtësisë në Ukrainë, Ministrja e Mbrojtjes së Mjedisit, Kreu I Fondit të Pronësisë Shtetërore , Ministri i Industrisë Strategjike si dhe Zëvëndes Kryeministrja e vendit qe merrej me Europen dhe Integrimin Euro Altantik të Ukrainës. Këtë jave u shkarkua nga detyra gjithashtu edhe Rostyslav Shurma një nga ndihmësit e Presidenti ukrainas.

Duke iu drejtuar Kombit në një fjalim te publikuar e rrjetin Social X , Zelensky deklaroi se ai po bën ndryshime dhe po freskon ekipin e tij përpara një vjeshte jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të vështire për vendin.

/abcnews.al