Tajfuni Yagi shemb urën në Vietnam, bien në lumë disa makina. Raportohet për të zhdukur

Një urë në veri të Vietnamit është shembur për shkak të  tajfunit Yagi, duke zhytur 10 makina dhe dy skuter në lum, tha të hënën zëvendëskryeministri Ho Duc Phoc.

Të paktën tre persona janë shpëtuar deri më tani dhe 13 janë të zhdukur pas shembjes së urës Phong Chau në provincën Phu Tho, shtoi Ho.

Ende nuk dihet nëse ka të vdekur.

Yagi, stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, ka shkaktuar më shumë se 60 viktima, duke shkaktuar erëra të forta deri në 203 km/h (126 mph). Më shumë se 240 persona janë plagosur, ndërsa rreth 1.5 milionë janë ende pa energji elektrike.

Gati 50,000 njerëz janë evakuuar nga qytetet bregdetare në Vietnam, me autoritetet që kanë lëshuar një paralajmërim për të qëndruar brenda.

Shkollat ​​u mbyllën përkohësisht në 12 provinca veriore, përfshirë Hanoi. Shkencëtarët thonë se tajfunet dhe uraganet po bëhen më të fortë, më të shpeshtë dhe po qëndrojnë mbi tokë më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ujërat më të ngrohta të oqeanit do të thotë që stuhitë marrin më shumë energji, gjë që çon në shpejtësi më të larta të erës.

Një atmosferë më e ngrohtë gjithashtu mban më shumë lagështi, gjë që mund të çojë në reshje më intensive.

/abcnews.al