Kryetari i deges së BDI në Zhelinë, Emir Sulejmani, ka akuzuar rëndë komunën e Zhelinës për keqpërdorime.
“Mbi 20 Muaj abuzim dhe shkelje,
Komuna e Zhelinës në Krizë të Rëndë, qytetarët, administrata dhe Këshilltarët Komunal të shkelur nga udhëheqësia e Komunës!!!!
Komuna e Zhelinës po përjeton një krizë serioze, ku qytetarët dhe këshilltarët komunalë po keqtrajtohen nga një udhëhqësi që po vepron me papërgjegjësi të plotë.
Për më shumë se 20 muaj, këshilltarët komunal nuk kanë marë pagat e tyre, të garantuara me ligj, një shkelje e rëndë e detyrave publike dhe një akt i qartë i abuzimit të pushtetit.
Kjo situatë tregon për një mosrespektim të hapur të qytetarëve dhe një keqpërdorim flagrant të mjeteve publike, duke dëmtuar rëndë besimin në qeverisjen lokale.
Udhëhqësia e Komunës së Zhelinës jo vetëm që nuk po përmbush obligimet themelore ndaj përfaqësuesve të zgjedhur, por duket qarë se po i keqëpërdor ata, për interesa të tjera, duke lënë nën hije nevojat dhe interesat e qytetarëve.
Kjo është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm.
Neglizhimi dhe abuzimi me mjetet publike janë veprime të dënueshme, që kërkojnë një hetim të thellë dhe masa të rrepta ligjore, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e qytetarëve.
Zhvillimi dhe mirëqenia e Zhelinës janë në rrezik, dhe përgjegjësia për këtë bie direkt mbi ata që kanë keqpërdorur detyrat e tyre.
Ne nuk mund të heshtim para këtij abuzimi! Transparenca dhe drejtësia janë të domosdoshme për të rikthyer besimin dhe për të siguruar një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Komunës së Zhelinës.” Shkruan Sulejmani.