Jeton Shaqiri: Thirrje për Mbrojtjen e Gjuhës Shqipe dhe Dinjitetit Kombëtar ndaj Nënçmimeve të Qeverisë

Përsëri jemi dëshmitarë të një tjetër nënçmimi ndaj shqiptarëve, si ky rasti i fundit ku gjuha shqipe, edhe pse zyrtare, nuk është e pranishme. Ky veprim është i papranueshëm dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve.

I bëj thirrje të legjitimuarve të Vmro-së , Vlenit të largohen nga pozitat e tyre drejtuese, sepse po tregojnë paaftësi në mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit të popullit shqiptar. Shqiptarët nuk e durojnë këtë mungesë respekti që po i imponohet prej një qeverie të paaftë për t’i përfaqësuar me dinjitet.

Nuk mund të lejojmë që gjuha jonë të zhduket nga hapësirat publike ku dikur ishte e pranishme falë përpjekjeve tona.