Ish-Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbërmë i ftuar në emisionin N’ODD në Portalix, foli për 100 ditëshin e qeverisë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe koalicioni VLEN.
Bekteshi gjatë debatit tha se ZNAM është një lojëtar i vogël në Qeveri, por siç shtoi koliacionit që nuk ka legjitimitetin e popullit VLEN-it edhe Stoillkoviçi iu tregon se çfarë duhet të bëjnë.
“Si është ajo thënia, ka edhe më mirë, por ka edhe më keq, por për fat të keq, ka edhe më keq, se këtyre iu tregon edhe Stoillkoviçi se cfarë të bëjnë e lëre më ZNAMI”, tha Bekteshi.
Tutje, Bekteshi u bëri thirrje të gjithve që të mos frikësohen dhe të mos bien pre e provokimeve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tyre përfshirë edhe VLEN-in të cilët u bëjnë presione të ndryshme.
“Shqiptarët nuk duhet të frikësohen, nuk duhet të bien pre e provokimeve e presioneve të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tyre duke përfshirë këtu edhe VLEN, që u bëjnë presione të ndryshme, edhe partiake. Shqiptarët të ndjehen krenar dhe me dinjitet të kryejn obligimet e tyre nëpër institucione por edhe në sektorin privat, sepse shqiptarët në vitin 2024 din si të organizohen, por dinë edhe si te reagojnë në mënyrë demokratike nëpërmjet mekanizmave të ndryshme”, tha mes tjerash Kreshnik Bekteshi nga BDI.