Bekteshi: Lider të partive të caktuara kanë urdhëruar që në Butel shqiptarëve të mos u jepet leje ndërtimi dhe të mos lejohet ndërrimi i adresave

Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin N’ODD në Portalix foli edhe për një fenomen shqetësues që po ndodh në Komunën e Butelit.

Bekteshi bëri të ditur se sipas informacioneve ka urdhër nga disa lider të partive politike që në Butel shqiptarëve të mos ju jepet leje ndërtimi

“Në Komuna të caktuara të Shkupit, në veçanti në Komunën e Butelit, ka zëra se ka urdhëra nga lider të partive politike që të mos ju lejohet të ndërrojnë adresën, port ë mos ju japin edhe leje ndërtimi shqiptarëve. Dhe këto raste ndodhen në Komunën e Butelit, që të mos popullohet me shqiptarë”, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI