ISHP: Bakteret në një ushqim shkaktuan helmimin e 140 nxënësve në shkollën “Gjorgija Pulevski” në Shkup

Toksinat nga bakteri stafilokoku shkaktuan helmimin e 140 fëmijëve në shkollën fillore “Gjorgija Pulevski” në Shkup. Këtë e kanë vërtetuar edhe rezultatet e mostrave të ushqimit që iu janë servirur nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën të cilët katër ditë më parë ankoheshin për dhimbje të forta stomaku.

Instituti i Shëndetit Publik në RMV saktëson se në musaka dhe në kollaq, gjegjësisht në një ëmbëlsirë janë gjetur gjurmë të bakterit të rrezikshëm, që nxënësit kanë marrë si vakt të ngrohtë dhe që i kanë dorëzuar shkollës nga një kompani e jashtme.

Prindërit kanë njoftuar drejtorin dhe mësuesit për situatën, pas së cilës kuzhina e shkollës është mbyllur menjëherë dhe që atëherë nuk është ofruar vakt i ngrohtë./Telegrafi/