Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të marrin besimin e UEFA-s për të ndarë drejtësinë në ndeshjet evropiane.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA delegon Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor që të ndajë drejtësinë në ndeshjen FC Santa Coloma dhe FC Kalev në kuadër të UEFA Youth League.
Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Centre d’Entrenament FAF” në Andorrë, gjyqtarin Bejtullahun do ta asistojnë Alban Ejupi dhe Meriton Berisha.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 3 tetor me fillim në orën 19:30. /Telegrafi/