Zejdi: VLEN u bë pjesë e qeverisë pa legjitimitetin e populit por me legjitimitetin që ua dha VMRO-ja

Fronti Europian në qytetin e Shkupit po mban aktivitet me rastin e 100 ditëshit të qeverisë së re, nën moton 100 Deshtime, Skandale, Nënçmime.

Kryetari i Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi Zejdi tha se VLEN në këtë qeverisje po jetëson planin e VMRO-së për deshqiptarizim të shtetit.

“100 ditë ishin mjftueshëm për ta pa agjenden e kësaj qeverisje. VMRO tërë kohës në fushate bënte fushatë për deshqiptarizimin e Maqedonisë, kunder marrëveshjes së Prespës, kundër marrëveshjes së mirë me Bullgarinë dhe kur erdhën në pushtet I realizuan të gjitha. Vendimi i BE-së ishte I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin e VMRO-së, mirëpo gjithcka u bë mbrapsht. Ndaj sot ju drejtohem e ju them, se cështjet kombëtare janë me të rëndësishme se aventurat e juaja të gabuara në këtë qeveri. Ndaj le ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare, anti-BE, që ua merr të drejtën për punësim shqiptarëve dhe të tjerëve, të braktisin këtë qeveri dhe le të bashkohen me Frontin Europian e të gjejme zgjidhje për problematikat që I kemi. Në nuk do bëhemi pjesë e këtij pushteti, por do ulemi dhe këto problematika t’I zgjedhim bashkë.