Skandal në Spitalit e Kumanovës, zv/drejtori nga VLEN po FLEN: Zëvendësohen udhëheqësit shqiptar me maqedon

Një skandal ka shpërthyer në Spitalin e Kumanovës, ku zëvendësdrejtori nga radhët e VLEN, Izeir Bilalli, po akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe diskriminim ndaj udhëheqësve shqiptarë. Sipas informacioneve të brendshme, Bilalli ka lejuar që udhëheqësit shqiptarë në repartin e Pediatrisë dhe atë të Kujdesit Intensiv për Sëmundjet e Brendshme të zëvendësohen nga maqedonas, duke mos i mbrojtur interesat e shqiptarëve.

 

Po ashtu, Bilalli është përfshirë në një tjetër skandal lidhur me abuzimin me oraret e punës. Ai është akuzuar se nuk i mban kujdestarit siç duhet, por në dokumente figuron se ka regjistruar orë shtesë për të rritur rrogën e tij, e cila arrin në afër 200,000 denarë në muaj. Kjo ka ngritur dyshime mbi transparencën e veprimtarisë së tij dhe mbi pagesat për orarët e punës që ai pretendon t’i ketë bërë.

 

Përveç kësaj, Bilalli është i emëruar në shumë komisione të ndryshme, ku fiton një pagë shtesë prej 6,000 denarësh në muaj, duke ngritur pyetje për përdorimin e mundshëm të pozicionit të tij për përfitime personale.

 

Ky skandal ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarët dhe opozita, të cilët po drejtojnë gishtin në koalicionin VLEN për lënien në harresë të shqiptarëve në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.