Sefer Selimi: Liderët e Vlen shkelën premtimet e tyre për dorëheqje nëse humbasin zgjedhjet

Analisti Sefer Selimi ka reaguar publikisht ndaj komunikatës së sotme të koalicionit Vlen, duke denoncuar mashtrimin e tyre lara dhe paszgjedhor me premtimet për tu larguar ose për të mos hyrë në Qeveri nëse i humbasin zgjedhjet ose edhe nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese.

“Nuk mbet lider i VLEN-it që nuk tha publikisht se do të tërhiqen nga politika nëse marrin edhe 1 votë më pak, se po humbën nuk hynë në qeveri, se pa ndryshime kushtetuese nuk bëhen pjesë e shumicës, se po u prek ligji i gjuhës e leshojnë qeverinë etj etj. Pse pas gjithë këtyre “garancive” të shkelura nga VLEN duhet një qytetar shqiptar ti besoj garancisë së Ali Ahmetit dhe a thua vallë gjithçka tjetër është aq e parëndësishme se sa karriera politike e tij, që të mundësoj karrierë të sigurtë për këta tjerit?” shkruan Selimi në Facebook.