Selimi-Mickoskit: Faktor jostabiliteti jeni ju, që tentoni të ktheni dinjitetin maqedonas duke shkelur mbi atë shqiptarë!

Analisti Sefer Selimi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hrisijan Mickoskit i cili tha se Ali Ahmeti është faktor destabilizimi.

Selimi thotë se çështjet që prekin shqiptarët nuk janë vetëm inate Mickoski-Ahmeti, por janë të drejtat shqiptare ata që po preken.

Statusi i plotë:

Gjuha shqipe nuk është e BDI-së, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk janë të BDI-së, cungimi i diasporës – rrjedhimisht i ndarjes së parave publike nuk është e BDI-së por janë pjesa më sublime e Marrëveshjes së Ohrit që çdo ditë goditet herë direkt e herë indirekt, nga Ju dhe qeveria juaj. Zotri Mickovski, nëse ju dhe partia juaj kanë problem me BDI-në dhe Ahmetin, këtë faturë nuk kanë pse e paguajnë shqiptarët e BDI, ASH, VLEN e ato që nuk i përkasin asnjë provenience politike. Prandaj, nëse dikush është faktor jostabiliteti, ai jeni ju dhe veprimet që qeveria juaj i ndërmer karshi shqiptarëve… Nuk mund ta “ktheni” dinjitetin e maqedonasve duke shkelur mbi dinjitetin e shqiptarëve!