25 viktima nga Kovid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë  në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 572 testime dhe janë regjistruar 62 raste të reja me KOVID-19. Rastet e reja janë nga: 32 në Shkup, nga 7 në Prilep dhe Shtip, 5 Kumanovë, Strumicë 4, Kavadar 3, Veles, Koçani, Kërçovë dhe Vinicë 1. Ndërkaq betejën me COVID-19 e kanë humbur 25 qytetarë. Viktimat janë nga: 10 prej tyre janë nga Shkupi, nga 2 në Tetovë, Kavadar dhe Strumicë si dhe nga 1 në Kumnaovë, Prilepi, Manastir, Veles, Shtip, Ohër, Ko;ani, Probishtip dhe Demir Hisar. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 398 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me KOVID-19 janë diagnostifikuar 152 mijë e 747 pacientë me koronavirus, ndërsa prej tyre 133 mijë e 871 janë shëruar dhe 4 mijë e 961 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 13 mijë e 915.