28 vite me parë vritet gjykatësi Giovanni Falcone, gruaja dhe tre truprojat nga klani i Cosa Nostra

“Kurthi është kur luftën ndaj krimit duan ta kanalizojne sikur i përket sistemit gjyqesor, ndërkohë që është një zgjedhje politike.”

Si sot, 28 vite me parë, më 23 maj 1992 në Siçili, (Itali) gjykatësi më i njohur italian i anti-mafias, Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat vriten nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese.

As dy muaj më vonë, më 19 korrik, i takonte një tjetër hetuesi të binte nën goditjet e mafies. Paolo Borsellino, miku dhe kolegu i Giovanni Falcone, vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D’Amelio. Ishte një nga periudhat më të errëta në historinë e Republikës Italiane.