64 mijë pacientë në Kinë shërohen nga COVID-19 dhe lënë spitalin

Kina vazhdon të raportojë një rënie në rastet e përditshme dhe një numër më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, të enjten kanë gjetur vdekjen vetëm shtatë njerëz.

Ndërkohë, tetë ishin rastet e reja të konfirmuara, nga të cilat pesë ishin në Ëuhan, epiqendrën e pandemisë.

Rënia e rasteve të reja ditore është veçanërisht e habitshme duke pasur parasysh që vetëm një ose dy muaj më parë, vendi po raportonte mijëra raste të reja në ditë.

Në total, Kina ka raportuar për 80.813 të infektuar dhe 3.176 të vdekur që kur nisi shpërthimi i virusit në dhjetor të vitit të kaluar. Por lajmi i mirë është se nga të infektuarit, 64.111 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.