8 gjëra që i bëjnë njerëzit egoistë

Egoizmi i pastër manifestohet në një numër të sjelljeve të të gjitha llojeve. Egoizmi mund të shfaqet në mënyra më delikate dhe të dëmshme, dhe ndodh kur për të marrë një avantazh personal jeni të gatshëm të shkilni mbi njerëzit e tjerë. Prandaj egoizmi shumë lehtë mund të rezultojë në zili.

Natyrisht, një dozë e vogël e egoizmit është e nevojshme për mbijetesën. Por kur ju filloni të mendoni se puna juaj, projektet, idetë tuaja, gjendja juaj emocionale është gjëja më e rëndësishme nga të gjitha, do të përfundoni duke shkelur dhe poshtëruar në mënyrë të pashmangshme çdo gjë përreth jush.

8 gjëra që bëjnë njerëzit egoistë:

○ Ata nuk pranojnë kritika konstruktive – njerëzit me qëndrim egoist besojnë se të gjithë do të hedhin poshtë punën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata nuk duan të pranojnë kritikën, edhe ato konstruktive, shpesh mbrohen me ironi, dhe është e vështirëtë pranojnë se kanë gabuar.

○ Ata mendojnë se i meritojnë të gjitha – ata pretendojnë se çdo gjë që vjen në mendjen e tyre dueht marrë parasysh dhe vlerësuar, si idetë e atyre që kanë më shumë përvojë se ata.

○ Ata nuk i pranojnë dallimet e mendimit -njerëzit egoistë perceptojnë si armiq ata që perceptohen si të pjekur dhe inteligjentë.

○ Ata kritikojnë të tjerët pas shpine – njerëzit egoistë preferojnë të kritikojnë prapa krahëve, sepse ajo është më e lehtë.

○ Ata janë shumë mendjemëdhenj – Një nga të metat më të dukshme dhe të njohura të njerëzve egoistë është mungesa e përulësisë.

○ Nuk ju pëlqejnë rreziqet-rreziku ngjall në to panik dhe terror, duke pasur parasysh mundësinë e dështimit, për shkak të shmangies.

○ Nuk e pranojnë fajin e tyre-Egoisti rrallë pranon gabimet e tij dhe pasojat, nëse diçka shkon keq është gjithmonë faji i dikujt tjetër.

○ Ata injorojnë problemet e njerëzve të tjerë-Në çdo miqësi ka pikëpamje të kundërta, por nuk i jepet fund miqësisë,vetëm për shkak të mendimeve të ndryshme mbi një çështje. Egoisti e bën.

 Para të gjithave vendosin interesat e tyre-egoisti do të kujtohet vetëm kur ai ka nevojë për ju.