A do të jetë Fisnik Saliu lojtari tjetër që do transferohet në Turqi

Maqedonia e Veriut po bëhet destinacion për shumë kampionate të mëdha që po kërkojnë talentet më të mira të futbollit. Kohëve të fundit jemi dëshmitar që sidomos klube nga Turqia, Kroacia, Gjermania, Azerbajxhani e liga më të forta të tjera e shohin si “tokë pjellore” pikërisht vendin tonë.

Një prej tyre është edhe futbollisti 19-vjeçar i Vardarit, Fisnik Saliu, i cili rrjedh nga një familje sportistësh, ndërsa ai është djali i vëllait i punëtorit të madh sportiv, trajnerit të grupmoshave të reja, Bedri Saliu, nga kampi i të cilit doli futbollist që njihet tani më në botën e futbollit Enis Bardhi. Edhe  Fisniku hapat e para të futbollit i ka bërë te shkolla e futbollit të xhaxhait të tij “Skupi”, ndërsa falë talentit të tij ai në moshë 14-vjeçare u transferua te Vardari, aty ku ka lënë gjurmë me asistet dhe golat e tij.

Në formimin e karrierës së tij si futbollit me përvojë meritë shumë të madhe ka edhe skauti dhe njëherit menaxheri kryesor te “Skupi”, Urim Saliu.

Përgatitja fizike nuk është arma e vetme e Fisnikut, i cili edhe pse luan në rolin e sulmuesit të krahut të majtë, ai dallohet edhe me asiste dhe gola, por edhe me goditjet nga dënimi.

Fisnik Saliu me fanellën e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut

Kur një futbollistë posedon këto performanca, nuk ka se si të mungojë edhe ftesa për në përfaqësuese. Fisnik Saliu aktualisht është pjesë e gjeneratës U18 të Maqedonisë së Veriut. Saliu ishte pjesë e ekipit të të rinjëve të Vardarit (gjenerata 2002), për të cilën skuadër edicionin e fundit, edhe pse nuk u zhvillua në tërësi, arriti shifrën e 9 golave.

Dhe nga këtu del edhe pyetja nëse Fisnik Saliu do të arrijë të bëjë transferin e tij të parë profesional jasht vendit, pasi ka shumë oferta në adresë të tij që vijnë nga klubet të kampionatit turk dhe kroat.

Muaj më parë njoftuam për transferin më të bujshëm të një talenti të ri, siç ishte rasti me Besart Guxhufin, i cili nga Vardari u transferua në Bellasicë, për të përfudnuar me kontratë profesionale të gjiganti turk dhe kampioni aktual Beshiktashi.