Agim Nuhiu: Këshilli Gjyqësor, me ndryshimet e reja hapet për qytetarët

Zëvendës ministri Agim Nuhiu, ka potencuar se ka pësuar ndryshime pozitive Ligji për Këshillin Gjyqësor, me ç’rast, qytetarët mund të kërkojnë vërtetimin për shkeljen e profesionalizmit nga ana e gjyqtarëve. Zv ministri Agim Nuhiu ka cekur se “I inkurajojmë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi nëse kanë dyshime të bazuara”.

Ja postimi i plotë i z. Nuhiu:

Me ndryshimet e reja në Ligjin për Këshillin Gjyqësor edhe qytetarët drejtpërdrejtë mund të parashtrojnë kërkesë në Këshillin Gjyqësor për vërtetimin e përgjegjësisë për shkelje të profesionalizmit nga ana e gjyqtarit apo Kryetarit të gjykatës! I inkurajojmë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi nëse kanë dyshime të bazuara! #përdrejtësitëre #përshtettësëdrejtës