Agjencia për Përkrahje Financiare në Buqësi dhe Zhvillim Rural hap Thirrje publike, mbështet me grante (Detajet)

Përmes një njoftimi në faqet zyrtare Agjencia për Përkrahje Financiare në Buqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë të ditur se tashmë ka hapur Thirrjen publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë për grante të ndryshme në sfera të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Thirrje Publike

Nga sot e deri në fund të këtij muaji, kushdo që dëshiron të ndërtojë, rivitalizojë ose rinovojë basenet e vjetra të peshkut, do të jetë në gjendje të aplikojë për financim nga Programi i peshkimit dhe akuakulturës. Për mjetet e pakthyeshme mund të aplikohet nga të gjithë ata që nga 1 korriku deri më 30 shtator kanë blerë material për grumbullimin e baseneve të peshkut.

Bëhet fjalë për dhënien e mjeteve të pakthyeshme (grante). Mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja financiare për ndërtimin, rindërtimin dhe adaptimin e baseneve ekzistuese të peshkut është deri në 1.000.000,00 denarë.
E njëjta mbështetje financiare mund t’u jepet aplikantëve që janë përdorues të hapsirave tradicionale të peshkut dhe që i kanë rindërtuar ato.

Deri në 1,500,000.00 denarë mund të jepen për ato që dëshirojnë të rehabilitojë ujërat e peshkimit. Grant deri në 30,000 denarë mund të jepen për të gjithë ata që kanë bërë mbrojtjen e zonave të peshkimit dhe zonave rekreative. Deri në 150,000 denarë grant mund të marrin ata aplikantë që do të aplikojnë për mbrojtjen e zonave të peshkimit, ndërsa grant deri në 400,000 denarë u takojnë të gjithë aplikantëve që aplikojnë për mbrojtjen e zonave të peshkimit.

Kjo mbështetje mund të merret nga të gjithë ata që kanë pësuar kosto të pranueshme për mbrojtjen fizike të peshkut, mbajtësve të peshkut, karburantit për paisjet në pronësi të koncesionarit gjatë pjelljes natyrore në periudhën nga 1 Prilli deri më 15 Korrik 2020.

Kërkesë për mbështetje financiare mund të paraqitet edhe nga ata që nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti kanë blerë material për grumbullimin e baseneve të peshqive.

Mjetet nga kjo nënmasë 2.2. paguhen në faza, si më poshtë:
– për të vegjlit e blerë ose personal deri në 2,500 kg – 100% të vlerës së çmimit të përcaktuar të të vegjlive;
– për të vegjlit e blerë ose personal nga 2,500 kg deri në 5000 – 75% të vlerës së çmimit të përcaktuar të të vegjlive;
– për të vegjlit e blerë ose personal nga 5,000 kg deri në 7500 – 50% të vlerës së çmimit të përcaktuar të të vegjlive;
– për të vegjlit e blerë ose personal mbi 7,500 – 25% të vlerës së çmimit të përcaktuar të të vegjlive.

Formularët, si dhe kërkesa për pagesë të mjeteve së bashku me listën e dokumenteve të kërkuara që dorëzohen përveç kërkesës janë në dispozicion në web faqen e Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.

Aplikantëve u kërkohet të paraqesin një aplikacion të rregullt dhe të kompletuar plotësisht për secilën masë / nën-masë veçmas.

Të gjithë aplikantët e mundshëm duhet të paraqesin dokumentacionin e plotë në një zarf të mbyllur, me postë ose drejtpërdrejt në arhivin e Agjencisë.

Afati i fundit i aplikimit është 30 nëntor 2020.